Nach Genre filtern

S’e Kam me Ty | Top Albania Radio

S’e Kam me Ty | Top Albania Radio

Top Albania Radio Podcasts

A e keni menduar ndonjëherë sa shumë televizione janë bërë, sa shumë programe, sa e vështirë është të ndjekësh diçka në një realitet me kaq shumë oferta dhe ku çdo gjë lëviz shumë shpejt. Dikur çdo gjë ishte e thjeshtë. Brezi i 40 vjeçarëve të sotëm e kujtojnë mjaft mirë kur kishim vetëm një kanal (TVSH) dhe dije çdo gjë që ndodhte – apo jo? Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – dy emra të njohur të radios & TV në Shqipëri sjellin një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur…

66 - Nga “sherri” i Lei Krajës me Eni Shehun deri tek ndërhyrjet estetike sipas Dr. Greta Vyshka!
0:00 / 0:00
1x
  • 66 - Nga “sherri” i Lei Krajës me Eni Shehun deri tek ndërhyrjet estetike sipas Dr. Greta Vyshka!

    Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – tre emra të njohur të radios & TV në Shqipëri vijnë me një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur…

    Sat, 27 Apr 2024 - 44min
  • 65 - Aktorja Rozi Kostani kujton hapat e parë të karrierës/ Refuzoi rolin në filmin e famshëm për shkak të skenave erotike, çfarë ndodhi më pas?!

    E ftuar në “S’e Kam me Ty” ishte aktorja Rozi Kostani, e cila tregoi vështirësitë në karrierën e saj, kujtoi hapat e parë në aktrim e shumë të tjera.

    Fri, 19 Apr 2024 - 50min
  • 64 - Si ka nisur i gjithë pasioni për nutricionin?! Diola Dosti: “Aty ishte ajo forca ime, një thirrje e brendshme…”

    E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë Diola Dosti. Nutricionistja e njohur ka zbuluar në një intervistë me Jonida Aliçkollin dhe Elios Shulin më shumë detaje se si ka nisur e gjithë karriera e saj dhe gjithashtu ka treguar edhe detaje të vogla në lidhje me partnerin e saj të ri.

    Fri, 12 Apr 2024 - 44min
  • 63 - Historia frymëzuese e Juxhina Sotiri Gjoni, gruaja presidente për Shqipërinë e NATO-s!

    E ftuar në “S’e Kam me Ty” me Jonida Aliçkolli, Elios Shuli dhe Lei Kraja ka qenë Juxhina Sotiri Gjoni, drejtuese ekzekutive e Qendrës Rajonale për Sigurinë dhe Demokracinë Kombëtare. Gjithashtu, ajo është presidente për Shqipërinë e Këshillit të Atlantikut Verior (NATO). Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO, festoi 75 vjetorin e krijimit të saj dhe nuk kishte rast më të mirë për të folur për të gjithë eksperiencën e saj ndër vite.

    Fri, 05 Apr 2024 - 53min
  • 62 - Lufta drejt heqjes së ‘barrierave’ për vajzat dhe gratë në politikën shqiptare sipas Edlira Çepanit!

    E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” Edlira Çepani, juriste me profesion dhe aktiviste për të drejtat e njeriut. Aktualisht është Koordinatore Kombëtare e Rrjetit të Grave “Barazi në Vendimmarrje”, një rrjet i grave dhe vajzave në politikë dhe vendimmarrje, nga të gjitha partitë politike (50% nga e majta dhe 50% nga e djathta), media, biznesi dhe shoqëria civile. Ajo ka zbuluar në TAR më shumë detaje rreth karrierës së saj…

    Fri, 29 Mar 2024 - 48min
Weitere Folgen anzeigen