Podcasts by Category

Tempulli i Shëndetit

Tempulli i Shëndetit

CRI Middle East Europe

Tempulli i Shëndetit, një rubrikë e Radio “Ejani” sjell për dëgjuesin shqiptar metodat dhe praktikat e Mjekësisë 5000-vjeçare Kineze, përfshi artin kinez të masazhit, akupunkturën, hedhjen e kupave, barnat e lashta, konceptet e yin-yang, meridianët, këshilla si të mposhtim sëmundjet dhe sugjerimet e mjekëve kinezë. Në këtë format sjellim dhe këshilla mbi ushqimet, zbulimet me të fundit shkencore për shëndetin si dhe sugjerime për parandalimin e sëmundjeve.

846 - Pranvera, stina më e mirë për forcimin e imunitetit
0:00 / 0:00
1x
  • 846 - Pranvera, stina më e mirë për forcimin e imunitetit

    Pranvera është stina e lulëzimit. Mjekësia kineze thotë se trupi ynë ndikohet nga kushtet e mjedisit dhe kjo është më se e vërtetë gjatë ndryshimeve sezonale. Klima e ndryshme na ndikon në organe të ndryshme të trupit. Gjatë stinës së pranverës kushtojini më shumë rëndësi mushkërive dhe mëlçisë. Mushkëria dhe imuniteti Mushkëria është i vetmi organ që ka lidhje të drejtpërdrejt me mjedisin e jashtëm përmes lëkurës dhe rrugëve të frymëmarrjes. Prandaj ndryshimet në mjedisin e jashtëm do të ndikojnë gjithashtu tek mushkëritë dhe sistemi ynë imunitar. Për shembull, në pranverë fryn më shumë erë dhe ka më shumë polen në ajër, kjo mund të ndikojnë negativisht tek ata që vuajnë nga alergjitë. Këto ndryshime mund të ndikojnë lehtësisht mushkëritë dhe imunitetin tone duke shkaktuar simptoma si ethe, tharje lëkure, krruarje, astmë, gripi apo rrufë. Si të përmirësoni shëndetin e mushkrisë dhe imunitetin? Evitoni aktivitetet sportive në natyrë me erë të fortë. Qëndroni çdo ditë në diell për 30 minuta. Mos qëndroni shumë pranë pemëve nëse jeni alergjik. Evitoni ushqimet pikante apo tepër të yndyrshme si mish qengji, xhenxhefil, spec djegës apo të skuqurat. Hani më shumë dardha, perime me gjethe jeshile, limon, mjalt, kërpudha, fara lotusi, trangull, lakër kineze, patëllxhan. Mjekësia Tradicionale Kineze, sidomos akupunktura, mund të forcojë sistemin imunitar dhe të parandalojë sëmundjet. Nëse keni imunitet të dobët, shkoni për një masazh apo trajtim me guasha dhe akupunkture. Mëlçia dhe pesë elementët Pranvera është gjithashtu stina më e mirë për përmirësimin e mëlçisë me Mjekësi Tradicionale Kineze dhe akupunkturë. Sipas teorisë së pesë elementeve, pranvera i përket mëlçisë dhe ngjyra e gjelbër e ndihmon mëlçinë. Në fillim të pranverës çdo gjë nis të rritet dhe shndërrohet në të gjelbër. Këto kushte mjedisore mbështesin funksionin dhe energjinë e mëlçisë. Disa simptoma mbi dobësimin e mëlçisë: -Jeni tepër të ndjeshëm apo të acaruar -Mungesë energjie -Dhimbje supesh dhe muskujsh -Dhimbje qafe -Pagjumësi -Fryrje dhe çrregullim me zorrët -Sy të kuq e të thatë -Perioda të çrregullta, dhimbje apo mpiksje gjaku -Acid refluks Simptomat që lidhen me mëlçinë kanë të bëjnë zakonisht me emocionet. Një mëlçi e dobët na bën që të stresohemi apo neverikosemi apo qoftë dhe të biem në depression më lehtë. Dhe simptomat e mëlçisë përkeqësohen kur vuani nga stresi i vazhdueshëm. Relaksohuni dhe përmirësoni punën e mëlçisë: -Evitoni ushqimin pikant dhe alkoolin -Hani më shumë perime me gjethe jeshile dhe erëza si majdanoz apo borzilok. -Konsumoni më shumë limona, portokaj, peshk, banane, supë me mish viçi -Dekoroheni ambjentin e banesës apo zyrës me ngjyrë të gjelbër, blu apo portokalli. -Meditoni në një vend të qetë buzë liqenit apo në një pyll -Bëni ecje, not, yoga, tai chi, ngisni biçikletën dhe golf -Mos bëni ushtrime tepër të forta sidomos ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut Ndërsa mjekësia perëndimore na sugjeron që në stinën e pranverës të konsumojmë ushqimet sezonale, duke i pasuruar vaktet me sallatë, spinaq, shparg dhe dredhëza domate, speca etj. Me përdorimin e ushqimeve sezonale të pasura me vitamina dhe minerale do të forconi imunitetin dhe më gjatë do ta mbani ndjenjën e ngopjes në organizëm. Një tjetër element shumë i rëndësishëm është dhe betakaroteni, të cilin e gjejmë tek karota, molla, dardha, pjepri, spinaqi, etj. Një nga funksionet e tij është efekti kundër tumorit në epitel të lëkurës. Nëse e merrni në formë të pluhurit, kapsulave dhe tabletave, e rëndësishme është të keni kujdes në përshkrimin e produktit. Nëse beta-karoteni është fituar nga algat, karota pra nga burimet natyrore, do të përthithet më mirë. Nuk duhet të harrojmë ujin Uji është aleat në luftën kundër kilogramëve të tepërt dhe grumbullimit të materialeve të dëmshme në organizëm. Specialistët na rekomandojnë pirjen e dy deri tri litra në ditë për të rriturit dhe për personat e shëndetshëm. E marrim me konsumimin e qumështit, lëngjeve, frutave dhe perimeve. Më shumë çaj, më pak kafe Konsumimi i tepruar i kafeinës ndikon në rritjen e tensionit të gjakut dhe zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Zëvendësim i kafesë mund të jetë edhe çaji bimor pa sheqer, i cili vepron pozitivisht për shëndetin e zemrës dhe enët e gjakut, si dhe pastron organizmin nga toksinat. Nuk është e domosdoshme të pihet si pije e ngrohtë sepse si i ftohtë paraqet zëvendësim të shëndetshëm për lëngjet e sheqerosura. Për shembull, çaji i zi është stimulues i butë, prandaj është pije e shkëlqyeshme në pranverë kur është e domosdoshme të zgjohet organizmi i fjetur.

    Fri, 05 Apr 2019 - 05min
  • 845 - Mirënjohja, burimi i vitalitetit dhe shëndetit

    Me jetëgjatësi kuptojmë jo vetëm një jetë më të gjatë, por edhe më cilësore. Sot në Kinë numri i popullsisë së plakur është rritur, gjë që ka sjellë në fokus metodat e përmirësimit të shëndetit. Në këtë artikull, do të flasim pikërisht për përvojat e shëndetshme të të moshuarve në moshë të madhe, tha profesori i spitalit Xiangtan, Luo Xuehong. Sekreti i jetëgjatësisë së tij është mirënjohja. Mirënjohja e shpeshtë në jetën time "U linda në kohë të vështirë para themelimit të Republikës Popullore të Kinës, pra para 1 tetorit të vitit 1949. Kisha fat që arrita të shpëtoja nga kapja e ushtarëve japonezë dhe uria e madhe. Prindërit dhe gjyshërit e mi nuk dinin shkrim e këndim. Pas përfundimit të luftës, u diplomova në universitet me bursë nga shteti. Sot jam profesor i mjekësisë. Për këtë u jam mirënjohës prindërve që sollën në jetë dhe mësuesve që më dhanë dije. U jam mirënjohës miqve që më dhanë përkrahje dhe më inkurajuan. Falënderoj spitalin që më dha mundësinë të shfaq talentin tim. Falë falënderimeve të shumta që më japin të tjerët, unë kam vullnet të vendosur dhe një jetë shumë të larmishme. Kur përballem me vuajtje të madhe, mundohem të kem guxim për vazhdimësinë përpara, falë vlerësimeve për të gjitha përvojat e jetës, që më dhanë aq shumë lumturi. Falënderimi është një metodë e mirë për shëndetin". Mirënjohja është karakteristikë e rëndësishme personale "Jam një mjek që përballem me vuajtjet e pacientëve në shumicën e kohës. Kur shoh dhimbjen e tyre përpiqem të kuptoj ndjenjat e tyre dhe t'u jap ndihmë më të madhe. Duhet të jemi humanë kur i shërbejmë pacientëve dhe duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe cilësisë dhe dinjitetit të jetës së pacientëve. Duhet të përpiqemi jo vetëm për zgjatjen e jetës së pacientit, por edhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre. Zakonisht duhet të mbajmë një qëndrim jo ekstrem për probleme të ndryshme dhe duhet të pakësojmë nivelin e shqetësimeve e të mos grindemi për mosmarrëveshje të vogla dhe të mos synojmë shumë për famë dhe pasuri. Mbajtja e humorit pozitiv, shpërfillja e ngjarjeve të kaluara dhe ruajtja e qetësisë për ngjarjet e së ardhmes janë mënyra e mia efektive për të mbajtur nivel të qëndrueshëm të tensionit të gjakut. Mirënjohje për njohuri ndaj ushqimeve të shëndetshme Ushqimet e shëndetshme luajnë rol shumë të rëndësishëm për një jetë të gjatë dhe shëndetshme. Dieta ime është planifikuar sipas standardeve të Udhëzimeve Ushqimore të Qytetarëve Kinezë, hartuar nga Shoqata Kineze e Ushqimit. Çdo ditë, konsumoj drithëra të ndryshme, perime dhe fruta, mish, peshk, qumësht dhe vezë në sasinë e duhur. Synoj që të ha 70-80% të ngopjes së plotë në çdo vakt. Unë nuk ha dhe pi shumë brenda një kohe të shkurtër, nuk konsumoj aspak duhan dhe pije alkoolike. Pi çdo mëngjes një gotë ujë të ngrohtë 500-800 ml, konsumoj më shumë ushqime në mëngjes, përfshi llapa, vezë, qumësht, bukë në avull etj. Në drekë ha afro 100 gramë oriz, mish dhe perime të përziera së bashku, me një pjatë supë. Në darkë ha lehtë makarona, perime dhe fruta. Sot kam një linjë trupi të mirë as i dobët e as i shëndoshë. Mirënjohje për mësimin e vazhdueshëm Pas daljes në pension, jam ripunësuar nga spitali dhe vazhdova punën e mjekut deri në vitin 2018. Kur dola në pension ndieva se ky është fundi i karrierës sime, por jo fundi i jetës. Si të përshtatemi me jetën e re? Së pari, duhet të vazhdojmë mësimin. Kam blerë shumë gazeta dhe revista, si "të moshuarit kinezë", "gazeta e shëndetit", "mjekësia familjare" etj dhe përpiqem që t'i lexoj ato çdo ditë. Së dyti, duhet të vijoj shkrimin e artikujve mjekësor. Kam publikuar mbi 1 mijë artikuj të shkëlqyer shkencor. Kam shkruar librin "Le ta çmojmë jetën tonë, shënime nga specialisti i njohur i emergjencave", i cili ka marrë "çmimin më të lartë të veprave të shëndetshme". Së treti, këmbëngul për pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme në universitetin e të moshuarve. Kam marrë pjesë në klasat e fotografisë dhe aktivitete të fotove në natyrë. Madje fotoja ime "Argëtim në plazh" mori çmim në konkursin e 20-të të fotove artistike kombëtare në vitin 2018. Ndihem i plotësuar në jetë, ruaj një qëndrim pozitiv dhe optimist. Mirënjohja për miqtë e çmuar Në 10 vitet e fundit, përmes ekzaminimit mjekësor, kam zbuluar 12 probleme shëndetësore në trupin tim si hepatiti B, hipertension, kolesterol i lartë, acid i lartë urik etj. Përballë kaq shumë problemeve shëndetësore, shumë njerëz do shqetësohen tërë ditën. Por, unë mendoj se zbulimi i këtyre problemeve nuk është një lajm i keq, meqenëse unë do t'u kushtoj më shumë vëmendje ruajtjes së shëndetit tim. Kam dhjetra miq të mirë me jetë të gjatë. Disa prej tyre kanë qenë pacientë të mi, që pranuan shërbimin tim mjekësor për mbi 40 vjet. Deri sot, ata kanë një jetë shumë të mirë dhe mund të bëjnë turizëm jashtë vendit. Unë duhet të mësoj përvojat e tyre për ruajtjen e shëndetit të mirë në jetën e zakonshme. Këto janë disa përvojat e vlefshme të tyre: 1. Duhet të forcohet besimi për të kapërcyer sëmundje të ndryshme, duhet të besojmë se "Kemi aftësi të fortë të vetërregullimit. Nëse ruhen në mënyrë të përshtatshme funksionet e vetërregullimit, mund të frenohet përkeqësimi i këtyre sëmundjeve." 2. Duhet të këmbëngulim tek kontrolli i trupit në afat të përcaktuar. Duke iu referuar problemeve të zbuluara, duhet të përdorin ilaçet përkatëse dhe të pranojmë sugjerimet e mjekëve. 3. Duhet të njohim gjendjen aktuale të shëndetit tonë, në jetën e përditshme dhe të mos bëjmë aktivitete jashtë aftësive tona, e mos përpiqemi të marrim shumë fitime. 4. Duhet të bëjmë më shumë stërvitje fizike, të rregullojmë trupin, të forcojmë funksionet e ndryshme, duke përmirësuar shëndetin tonë. (Xu Guang)

    Fri, 05 Apr 2019 - 06min
  • 844 - Anemia,mungesa e hekurit dhe vitaminës B12

    Trupi ka nevojë për hekur për të prodhuar hemoglobinën. Trupi mund ta ketë më lehtë të thithë hekurin nga mishi se sa nga perimet ose ushqime të tjera. Për të trajtuar aneminë, mjeku mund të sugjerojë konsumin e një sasie më të lartë mishi, sidomos mish i kuq (mish lope apo mëlçi), si dhe pule, gjeldeti, mish derri, peshk. Spinaq dhe perimet të tjera me gjethe jeshile të errët, bizele, thjerrëza, fasule, soje. Fruta të thata, si kumbulla të thara, kajsi dhe rrush, drithëra. Hekuri gjithashtu mund të përfshihet në vitaminat shtesë, duke u kombinuar zakonisht me multivitamina dhe minerale të tjera që ndihmojnë trupin për të thithur hekur. Sasi të mëdha të hekurit mund të jenë te dëmshme, prandaj marrja e vitaminave shtesë dhe hekur duhet marrë vetëm kur rekomandohet nga mjeku. Nivelet e ulëta të vitaminës B12 mund të çojnë në anemi. Kjo lloj anemie shpesh trajtohet me vitaminë shtesë B12. Burime të mira të vitaminës B12 përfshijnë: Prodhime drithrash me vitaminë B12 shtesë. Mish viçi, mëlçi, pula, dhe peshk. Vezët dhe produktet e qumështit (qumësht, kos, djathë). Ushqime të fortifikuar me vitaminë B12, të tilla si soje, perime. Acidi folik (folate) është një formë e vitaminës B që gjendet në ushqime. Trupi ka nevojë për acid folik për të krijuar dhe për të mirëmbajtur qelizat e reja. Acidi folik gjithashtu është shumë i rëndësishëm për gratë shtatzëna. Kjo i ndihmon ato për të shmangur aneminë dhe nxit rritjen e shëndetshme të fetusit. Burime të mira të acidit folik përfshijnë: Bukë, makarona, oriz dhe me acid folik shtese. Spinaqi dhe të tjera perimet me gjethe jeshile të errët, fasule. Mëlçi viçi, vezë. Banane, portokall, lëng portokalli, dhe disa fruta të tjera dhe lëngje. Vitamina C ndihmon trupin për të absorbuar hekurin. Burime të mira të vitaminës C janë perime dhe fruta, sidomos agrume (portokall, mandarina, qitro, perime si speci jo djegës dhe fruta të ngjashme. Fruta të tjera të pasura në vitaminë C përfshijnë kivi, luleshtrydhe, dhe pjepër. Perime të pasura në vitaminë C përfshijnë brokoli, speca, lakër brukseli, domate, lakër, patate, dhe perimet me gjethe jeshile si rrepë dhe spinaq. Hemoglobina është lënda qe i jep ngjyrën gjakut dhe që transporton oksigjenin në pjesë të ndryshme te trupit. Shenjat apo problemet kryesore qe sjell anemia vijne pikërisht si pasojë e mosoksigjenimit të mirë të indeve. Prej shenjave te pergjithshme (jo specifike vetëm për aneminë) të anemisë jane lodhja, rrahjet e shpeshta te zemrës, vështirësia në frymëmarrje, zbehja në lëkurë dhe sy etj. Nëse anemia është e rëndë mund të shfaqen edhe probleme si zhurma në vesh, dhimbje koke, marrje mendsh, rënie në peshë, humbje e oreksit etj. Pra dhe anemia ka gradat e saj. Shkaqet e anemisë: Hemoragjitë Shkatërimi i tepërt i qelizave të kuqe të gjakut Helmimi me lëndë toksike p.sh plumb Disa infeksione Disa ilace Puna e tepërt e shpretkës Mungesa e lëndëve kryesore si hekuri, acidi folik, B12, bakri etj. Sëmundjet kronike p.sh sëmundja kronike e veshkave, ciroza etj. Megjithëse shkaktarët e anemisë ndryshojnë nga mosha në moshë përsëri shkaqet më të shpeshta janë mungesa e hekurit, mungesa e acidit folik dhe mungesa e vitaminës B12. Diagnoza e anemisë vendoset me analizat e gjakut kurse shenjat që vihen re ndihmojnë mjekun për diagnostikim dhe diagnozën diferenciale. Mungesa e hekurit Është shkaku me i shpeshtë i anemisë. Hekuri është një komponent i rëndësishëm i hemoglobinës. Shkaqet jane te shumta e mes tyre: Marrja e pakët me anë të dietës Thithja e pakët nga organizmi (problemet me sistemin tretës si sëmundjet apo disa infeksione parazitësh) Rritja e nevojës për hekur (p.sh në shtatzëni) Hemoragjitë kronike (këtu futen edhe menstruacionet) Si kurohet? Me marrjen e hekurit me anë të preparateve nga goja. Dy muaj pas përdorimit të preparatit hemoglobina do të vejë në gjendjen normale, por për të mbushur edhe depot e hekurit në trup duhet një kohë prej 6 muajsh. Për përthithjen sa më të mirë duhet marrë pa ngrënë por shpesh për të parandalaur disa efekte merret pas buke. Nuk duhet marrë bashkë me qumështin apo prodhimet e tij se i pakësojne thithjen. Tek gratë shtatzana dhe ato që japin gji duhet dhënë hekur shtesë. Acidi folik është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat përmbajnë hemoglobinë dhe transportojnë oksigjenin në pjesë të ndryshme të trupit. Alkoli është një prej lëndëve që ndikon për keq në metabolizmën dhe thithjen e acidit folik. Gjithashtu rritja e nevojës ps.h në shtatzani. Shkak tjetër për mungesën e acidit folik janë sëmundjet e traktit tretes, ilaçet kontraceptive orale, disa ilaçe të epilepsisë dhe të kancerit. Mungesa e vitaminës B12 Mungesa e një faktori të nevojshëm për thithjen e B12 (ky faktor prodhohet në stomak) sjell edhe mos përthithjen dhe si rrjedhojë edhe mungesën e vitaminës B12. Edhe vitamina B12 nevojitet për rritjen dhe zhvillimin e qelizave të kuqe të gjakut. Gjithashtu marrja e pakët nga jashtë shkakton mangësi sidomos tek vegjetarianët (por kjo do disa vite). Në disa nga problemet me stomakun, me ileumin terminal (një pjesë e zorrëve të holla) apo infeksione të parazitare, pankretiti kronik etj. gjithashtu shfaqet mungesa e B12. Edhe disa ilaçe ulin vlerën e B12. Cilat janë shenjat? Mungesa e ndjesisë në duar dhe këmbë Një gjuhë e dhimbshme dhe e enjtur (glossit) Diare Depresion Pakësimi i funksioneve intelektuale Mpirje në duar e këmbë Në shumicën e rasteve kurimi i anemisë varet direkt prej kurimit te sëmundjes bazë gjithashtu dhe dhënia apo vënia në vend e asaj lënde që mungon p.sh nëse ka hemoragji dhënia e gjakut e rrit hemoglobinën, nëse ka mungesë acidi folik apo B12 duhen dhënë nga jashtë ose duhet ushqyer me ushqime të pasura me këto lëndë. Duhet theksuar se kurimi i këtij problemi duhet bërë nën kontrollin e mjekut sepse duhet gjetur shkaku pas një vizite të detajuar dhe sigurisht një diagnozë e saktë është edhe çelësi i kurimit.

    Fri, 29 Mar 2019 - 06min
  • 843 - Si të ndahet dashuria prindërore për fëmijët

    Në kohën e lindjes së fëmijës së dytë, mënyra e dhënies së dashurisë për fëmijët është një mësim i nevojshëm për çdo familje. Tani, më shumë nëna kineze janë më të prirura drejt lindjes së fëmijës së dytë. Ndryshe nga lindja e fëmijës së parë, kur nëna nuk kishte përvojë, lindja e fëmijës së dytë është më e lehtë, por dalin disa probleme të reja si për shembull: si të ndahet dashuria në mënyrë të ekuilibruar për dy fëmijët? Si t'i tregojë fëmijës së parë për ekzistencën e vëllait apo motrës? Si të shmanget ndenja e braktisjes apo e kushtimit më pak vëmendje të fëmijës së parë? Një vajzë 10 vjeçe ka humor të paqëndrueshëm. Ajo zemërohet shpesh dhe nuk ka dëshirë të shkojë në shkollë. Prandaj, prindërit vendosën ta çonin tek një psikolog. Pas bisedës me vajzën psikologu zbuloi se ajo ka një motër të vogël 6 vjeçe, që nuk e do. Ajo zemërohej kur shihte lodrat e reja të motrës të blera nga nëna dhe nisi ta pickonte të motrën fshehtas. Prindërit e vajzës u shqetësuan shumë për këtë reagim dhe thanë se kishin trajtuar njësoj të dyja vajzat. Kur nëna ishte shtatzënë dhe ia tregoi asaj këtë lajm, vajza kishte reaguar shumë negativisht dhe kishte qarë pa pushim. Ky është një shembull i konfliktit mes dy fëmijëve. Pas lindjes së motrës së vogël, vajza shfaqi pakënaqësi të grumbulluar ndaj nënës dhe motrës së vogël. Nëna i kishte treguar që do të kishte një motër të vogël pas shtatzënisë, por kur pa reagimet jo të mira të vajzës nëna nuk foli më për këtë çështje. Prandaj, vajza nuk u përgatit plotësisht psikologjikisht për ardhjen e motrës së vogël. Prandaj specialistët sugjerojnë që nëna duhet t'i tregojë fëmijës së madh prej nga koha e përgatitjes për shtatzëninë. Përgatitjet e plota për lindjen e fëmijës së dytë Lindja e fëmijës së dytë simbolizon sakrifikimin e kohës dhe energjisë. Nëna mund të heqë dorë nga studimet apo trajnimet për të rritur fëmijën e saj. Përveç kësaj, ardhja e fëmijës së dytë kërkon planifikim ekonomik. Shumë prindër pyesin mendimin e fëmijës së madh për lindjen e motrës ose të vëllait të vogël, por shumë nga përgjigjet mund të jenë JO. Fëmija e madh me vetëdije ose pa vetëdije frikësohet se prindërit do duan më shumë pjesëtarin e ri të familjes prandaj ata nuk duan ta ndajnë dashurinë që prindërit kanë për ta. Në kohët e sotme, prindërit respektojnë më shumë ndjenjat e fëmijës. Por kur vjen momenti, prindërit duhet t'u tregojnë fëmijëve sjelljet e përshtatshme për motrën ose vëllain e vogël. Në kohën e përgatitjes së lindjes së fëmijës së dytë, kur fëmija i madh shpreh zemërim ose humor negativ, prindërit pasi dëgjojnë këto shprehi duhet të flasin me fëmijët dhe të përpiqen t'ua shpjegojnë më mirë gjendjen. Kur prindërit vendosin për sjelljen në jetë të fëmijës së dytë, është më mirë që ata t'ja shpjegojnë fëmijës në këtë formë: "Do të bëhesh me një vëlla ose motër të vogël, që do të ketë baba dhe nënë të njëjtë me të. Ti do të bëhesh vëllai(apo motra) e madhe. Babai, nëna, gjyshi dhe gjyshja do t'ju duan shumë si gjithmonë." Këto fjalë të drejtpërdrejta mund ta ndihmojnë fëmijën të kuptojë ardhjen e fëmijës së dytë dhe të heqë shqetësimet e tij. Statusi "vëllai i madh ose motra e madhe" mund ta shtojë krenarinë tek fëmija. Në periudhën e shtatzënisë, nëna mund të shkojë së bashku me fëmijën e parë në spital për kontroll shëndetësor. Në procesin e kontrollit të shëndetit, fëmija i parë mund të njihet me informacione të hollësishme mbi shtatzëninë. Nëpërmjet dëgjimit të rrahjes së zemrës së fetusit dhe parjes së ekos, fëmija i parë mund të njohë më qartësisht ekzistencën e vëllait ose të motrës së vogël brenda barkut të nënës. Kur nëna ndjen lëvizjen e bebes në bark, mund t'ia tregojë fëmijës së parë që të prekë barkun e nënës për të ndier këtë lëvizje. Në këtë formë krijohet një lidhje psikologjike mes dy fëmijëve. Në kohën para lindjes, nëna mund të bëjë më shumë nga këto komunikime. Kur vjen koha për të shkuar në spital për lindjen e fëmijës së dytë, mund t'ia tregojë fëmijës së parë se vëllai ose motra e vogël do të lindë së shpejti dhe se ajo mund të shkojë në maternitet për të mirëpritur pjestarin e ri. Kur bebja e parë shkon në spital, nëna duhet ta përfaqojë. Inkurajimi i ndihmës së fëmijës së parë Pas lindjes së fëmijës së dytë, nëna do t'i kushtojë vëmendje më të madhe foshnjën e dytë. Miqtë dhe të afërmit do bëjnë vizita me dhurata për foshnjën e dytë. Në këtë periudhë, prindërit duhet të përgatisin para kohe edhe dhurata për fëmijën e parë, për ta shmangur ndjenjën e braktisjes tek fëmija i parë. Babai luan edhe një rol shumë të rëndësishëm në këtë fazë dhe duhet të shoqërojë beben për një kohë më të gjatë. Shtimi i kohës së shoqërimit të babait mund të neutralizojë pakësimin e kohës së shoqërimit nga nëna. Duhet të inkurajohet pjesëmarrja e fëmijës së parë në punët e thjeshta shtëpiake, si dërgimi i peshqirit, bërja e banjës së bashku me nënën për beben e dytë, marrja e lodrave për vëllanë ose motrën e vogël, shoqërimi i bebes së dytë. Kur fëmija i parë merr pjesë në procesin e rritjes së bebes së dytë, mund të pakësohet ndjenja e shpërfilljes së saj dhe mund të shtohet krenaria. Gjatë këtij procesi, fëmija e parë bëhet një forcë mbështetëse dhe e besueshme. Përveç kësaj, fëmija e parë mund të kuptojë më qartësisht përvojat e vështira të prindërve për rritjen e fëmijëve dhe të kuptojë procesin e rritjes së vet. Në fakt, fëmijët shqetësohen më shumë për pakësimin e dashurisë së prindërve pas lindjes së bebes së re. Fëmija e parë mund të shfaqë disa shenja si bebja e vogël, si psh kërkimi i një përqafimi nga prindërit, zemërimi i papritur si motra e vogël, pirja e ujit në biberon etj. Këto shfaqje janë për të rregulluar humorin e brendshëm të fëmijës dhe për të tërhequr vëmendjen e prindërve. Babai dhe nëna duhet të kuptojnë humorin dhe kërkesat e vërteta të saj dhe të mos e kritikojnë me fjalë të ashpra. Prindërit mund të plotësojnë këto kërkesa të vogla për t'i treguar se dashuria e prindërve është e pandryshuar. Prindërit luajnë rolin më kryesor në edukimin familjar. Në periudhë kyçe të formimit të karakteristikave personale të fëmijës, ata u japin mësime të rëndësishme për të pranuar ardhjen e anëtarit të ri të familjes dhe për dhënien e dashurisë familjare. Këto janë mësime të detyrueshme të "familjes me dy fëmijë".

    Fri, 29 Mar 2019 - 06min
  • 842 - Mbajtja e kafshëve shtëpiake mund të shtojnë lumturinë tek të moshuarit

    Vitet e fundit po shtohet numri i njerëzve që mbajnë kafshë shtëpiake. Sipas një studimi në vitin 2015, në Kinë ekzistojnë të paktën 100 milionë kafshë shtëpiake që rriten nga familje apo individë. Kafshët shtëpiake janë shoqëruese të ngushta të njeriut, veçanërisht për të moshuarit. Në kohët e sotme, kafsha shtëpiake është bërë një anëtare e pashmangshme e familjes. Pas daljes në pension, fëmijët largohen në vende të tjera ose janë gjithë kohës shumë të ngarkuar me punë prandaj të moshuarit qëndrojnë të vetmuar në shtëpinë bosh. Në këtë fazë të jetës së tyre këshillohet mbajtja e një kafshë shtëpiake si mbështetje. Projekti "HenPower" ndryshon jetën e të moshuarve Një azil pleqsh në Britaninë e Madhe nisi projektin "HenPower", përmes të cilit të moshuarit nxiten të marrin pjesë në rritjen, ushqimin, përkujdesjen ndaj pulave dhe kafazeve. Ky projekt synon reduktimin e ndjenjës së vetmisë tek të moshuarit. Ata të cilët morën pjesë në këtë program u shprehën se pula u solli gëzim dhe u ndryshoi jetën. Disa madje u çuditën nga ndikimi pozitiv që sjell kafsha shtëpiake. E dimë se të moshurve u nevojitet shoqërimi i fëmijëve, por kafshët shtëpiake nuk e njohin gjuhën e njerëzve dhe nuk mund të komunikojnë me të moshuarit. Pra cilat janë arsyet që një kafshë shtëpiake mund të sjellë ndikim pozitive tek të moshuarit? Në fakt, rritja e kafshës shtëpiake mund të ketë ndikim pozitiv në jetën e të moshuarve, si për shembull, shton lëvizjet tek ta, rregullon humorin negativ, lehtëson problemet në marrëdhëniet familjare. Elementi më i rëndësishëm është mbushja e jetës së të moshuarve, duke u sjellë atyre më shumë gëzim në jetë. Personat që mbajnë kafshë, kanë shëndet më të mirë Sipas të dhënave mbi lidhjet mes rritjes së kafshëve shtëpiake dhe shëndetit, të moshuarit që kanë një kafshë shtëpiake jetojnë 20% më shumë se të tjerët që nuk mbajnë kafshë. Sipas një tjetër sondazhi, ndër të moshuarit me sëmundje zemre dhe që rrisin një kafshë shtëpiake jetojnë një vit më shumë se të tjerët. Gjatë procesit të mbajtjes së kafshës, shëtitjet me to, ushqimi dhe pastrimi i vendit ku ato qëndrojnë mund të shtojnë aktivitetet e të moshuarve, duke përmirësuar shëndetin e tyre. Përveç kësaj, kafshët shtëpiake mund t'i shoqërojnë të moshuarit deri në fund të jetës së tyre. Nën shoqërimin e kafshës shtëpiake, të moshuarit mund të ndjejnë më shumë ngrohtësi dhe të largohen me të qetë nga kjo botë. Kafshët shtëpiake përmirësojnë shëndetin psikologjik të të moshuarve Rritja e një kafshe shtëpiake jo vetëm do të përmirësojë shëndetin fizik të të moshuarve, por edhe atë psikologjik. Shumë të moshuar që punuan shumë, pas daljes në pension, patën shumë kohë të lirë. Por disa prej tyre nuk ishin të lumtur dhe patën ndjenjën e pavlefshmërisë. Por rritja e një kafshe shtëpiake u mbush jetën. Shumë njerëz mendojnë se ushqyerja e kafshës shtëpiake do të shtojë barrën, por të moshuarve u nevojiten këto ngarkesa të rëndësishme, të cilat mund të plotësojnë kohën e lirë të tyre. Kafshët shtëpiake u japin të moshuarve edhe dashuri. Kur të moshuarit largohen nga shtëpia, kafshët nuk duan të ndahen prej tyre dhe kur ata kthehen në shtëpi, mund të shohin gëzimin e kafshës. Këto komunikime humori mes të moshuarve dhe kafshëve shtëpiake janë shumë të rëndësishme për shëndetin psikologjik të të moshuarve. Kafshët shtëpiake bëhen urë komunikimi mes çiftit të moshuar Rritja e kafshëve shtëpiake mund të lehtësojë konfliktet familjare. Shumë çifte në moshë të thyer shndërrohen në fëmijë kur plaken. Çifti i moshuar mund të ketë konflikte të vogla dhe humbë durimin shumë shpejt. Këto konflikte mund të jenë të rrezikshme për të moshuarit me humor të paqëndrueshëm dhe shëndet të dobët. Mbajtja e kafshëve shtëpiake mund të ndihmojë në zhvendosjen e vëmendjes dhe lehtësimin e humorit negativ. Përveç kësaj, kafshët shtëpiake mund të bëhen urë komunikimi mes çiftit të moshuar. Këto kafshë mund të rregullojnë humorin e çiftit të moshuar. Të moshuarve u nevojitet në fakt shoqërimi i fëmijëve Të moshuarit pa një hobi dhe pas daljes në pension përballen me rrezikun më të madh të shfaqjes së Alzheimer-it. Por disa të moshuar nuk kanë shëndet të mirë për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme të këndimit dhe vallëzimit. Ata mund të marrin një kafshë shtëpiake, si psh peshqit dhe breshkat e ujit nuk kërkojnë shumë energji dhe kohë. Të moshuarit nuk janë të detyruar të bëjnë shëtitje me këto kafshë çdo ditë dhe nuk ngarkohen me shumë punë të tjera. Këto kafshë shtëpiake luajnë rolin e përmirësimit të humorit. Në procesin e ushqimit të kafshëve shtëpiake, të moshuarit mund të komunikojnë me këto kafshë, duke kaluar kohën e lirë të tyre nëpërmjet këtij komunikimi. Po ashtu për kujdesin ndaj kafshëve të moshuarit mësojnë njohuritë e duhura, njohuri të cilat janë stërvitje dhe veprimtari argëtuese. Në të njëjtën kohë, të moshuarit që rrisin kafshë shtëpiake mund të flasinme të moshuarit e tjerë që kanë të njëjtat kafshë për më shumë njohuri dhe për parandaluar shumë sëmundje përfshi Alzheimer-in, depresionin etj. Ekzistenca e kafshëve shtëpiake mund të përmirësojë perspektivën e të moshuarve për të ardhmen. Ata priten që të shohin ndryshimet dhe rritjen e kafshëve shtëpiake. Kur kafshët shtëpiake rriten me shëndet, ata do të jenë krenar për kontributin e tyre. Gjatë këtij procesi, të moshuarit mund të kujtojnë përsëri momentet e rritjes së fëmijëve të tyre, të cilat janë një formë ngushëllimi për ta. Në fakt kemi folur për shumë përfitime që sjell pasja e një kafshëve shtëpiake, por kjo gjë shfaq jetën e vetmuar të të moshuarve. Zgjidhjes së këtij problemi i nevojiten në fakt përpjekjet e fëmijëve, të cilët duhet të shoqërojnë prindërit në kohën e tyre të lirë, duke ofruar ngushëllim të vërtetë shpirtëror. Rritja e një kafshe shtëpiake mund të përmirësojë jetën e të moshuarve, por atyre u nevojitet edhe shoqërimi i fëmijëve. (Xu Guang)

    Fri, 15 Mar 2019 - 06min
Show More Episodes