Podcasts by Category

Shqipcast Albanian podcast

Shqipcast Albanian podcast

Petrit Blaka

Ky Podcast permbane musafir nga spektret e ndryshme. Eshte pa cenzuruar dhe eshte thjeshte bisede rreth miqve

16 - Kushtrim Hoxha - Shqipcast Podcast- Petrit Blaka
0:00 / 0:00
1x
  • 16 - Kushtrim Hoxha - Shqipcast Podcast- Petrit Blaka

    Kushtrim Hoxha, aktori i cili karrierën e tij e filloi me disa shfaqje në Teatrin Kombëtar të Kosovës, Teatrin Dodona, Teatrin e Gjakovës, dhe shumë teatro regjionale dhe festivale të ndryshme ndërkombëtare, vazhdoi suksesshëm rrugën e tij si aktor, duke u bërë kështu pjesë e shfaqjeve, filmave e serialeve të famshme, kryesisht në New York. Rolet ndërkombëtare të aktorit kosovar, duke përfshirë këtu serialin e famshëm amerikan “Elementary”, “BlueBloods”, “Person ofinterest”,”The Blacklist “ si dhe “The Americans”, bën që zëri i Kushtrimit të dëgjohet dhe emri i tij të lartësohet, për të fituar kështu edhe role të reja. Deri më tani vetëm në SHBA, Hoxha numëron më shumë se gjashtë role në seriale televizive, dy filma dhe rreth 12 role në teatër. Ka fituar cmimin ‘Aktori më i mirë’ në Festivalin e Filmit të Bosforit në Stamboll i nominuar me performancën e tij  në  filmin Cold November

    Tue, 12 Jan 2021 - 51min
  • 15 - Kushtrim Hoxha - Shqipcast Podcast- Petrit Blaka (Bonus Episode)

    Bonus Episode

    Tue, 12 Jan 2021 - 53min
  • 14 - Idriz Zogaj - Shqipcast Podcast- Petrit Blaka

    Intervistë me Idriz Zogaj  A keni probleme me memorjen ? A keni patur probleme me memorizimin e gjërave që  mësoni ? Tema e trajtuara me këtë  mysafir  është trajnimi i trurit dhe teknikat e përdorura për të  fuqizuar memorjen. Si ta përdorim trurin në  mënyrë  optimale? A e dini që  njerëzit nëse ushtrojnë  trurin ashtu si ushtrojnë  trupin mund të  mbajnë  mend gjëra që   shumicës i duken të  pamundura.  Si të mësoni dhe ti memorizoni duke përdorur teknikat e memories, si ti përdorni këto teknika për të rritur fokusimin, si të mbash mend shifrat, si ti vizualizojmë të gjitha ato që mësojmë etj.    Idriz Zogaj është kapiten dhe trajner i ekipit kombëtar suedez të kujtesës , që fitoi çmimin  e artë në Kampionatin Botëror të Kujtesës 2014. Idriz ka stërvitur shumë prej atletëve më të mirë të botës në kujtesë dhe është gjithashtu një autor në temën e trajnimit të kujtesës. Ai ka gjetur një mënyrë për të krijuar një aplikacion për trajnimin e kujtesës që iu lejon të stërviteni për kujtesën solo dhe me të tjerët. Me aplikacione si "Zogaj Memo Gym", "Remente" dhe "Memotopia" Idriz ka ngritur trajnimin e trurit në një nivel të ri.   Idriz është gjithashtu i përfshirë në shkencë dhe hulumtime të trajnimit të trurit në Universitetin e Umeå në Suedi, ku ai ka zhvilluar metodat dhe teknikat e përdorura në aplikacionin "Loci". Trajnimi i pare në botë, mbi bazën e aplikacioneve i përdorur në kërkimin dhe studimin e trurit. Vizioni Idriz është që ta bëjë trajnimin e kujtesës të disponueshëm për të gjithë si  diçka që duhet të mësohet në shkolla.  Linkat Per kurset e Idrizit: 

    http://bit.ly/SHQIPCAST10 

    https://bit.ly/SHQIPCAST3

    Tue, 12 Jan 2021 - 51min
  • 13 - Dita Shala - Shqipcast Podcast- Petrit Blaka

    Dita Shala - Eshte Psikologe e cila eshte ne perfundim te nje dege te re Psiko Terapi pozitive e cila punon dhe vepron ne Peje. Në këtë intervistë me musafiren tonë Dita Shala diskutojmë për shëndetin mendor. Çka ndikon në shëndetin mendor, çka paraqet shëndeti mendor në përgjithësi dhe mënyrat si të ruani shëndetin mendor dhe të tjera...

    Tue, 12 Jan 2021 - 51min
  • 12 - Ann Christine Eek - Shqipcast Podcast- Petrit Blaka

    Biseda me mysafiren shumë speciale për Kosovën dhe Shqipërinë.  Fotografen Norvegjeze, Ann Christine Eek.🎞   Gjatë viteve 1970  , kur ishte vetëm 20 vjeçe, ajo ndërmori udhëtimin e saj në Kosovë , ku realizoj 9000 fotografi  bardhë e zi, të cilat përshkruajnë jetën në 1976 ,në fshatin Isniq të Kosovës!   50 vjet më vonë  puna e saj konkludohet në një libër: “Albanian Village Life” !  Një bisede e realizuara pa skript dhe e lirë me mysafiren Ann Christine Eek, ku na  tregon se sa kohë ju desh të përfundonte  librin “Jeta në fshatin Shqipar”.   Në bisedë ajo tregon për shoqërinë e ngushtë të saj me antropoligjisten Berit Backer dhe rrjedhën e ngjarjeve ..... deri në botimin e librit


    Tue, 12 Jan 2021 - 51min
Show More Episodes