Filtrar por gênero

Tregomë një përrallë

Tregomë një përrallë

Andia Puka

Një podcast i menduar për fëmijët që kanë dëshirë të dëgjojnë përralla dhe histori, por edhe për më të rriturit që duan të kthehen në fëmijëri. Këtu do të dëgjoni një tregim, i cili mund të jetë marrë nga një libër për lexuesit e vegjël ose një krijim vetjak. A podcast for Albanian speaking children who want to listen to tales and stories. Here you will listen to a story, which can be taken from a children book or a creation of my own. #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

30 - "Flamingoja Roza dhe zemra e Nartës" nga Andia Puka
0:00 / 0:00
1x
  • 30 - "Flamingoja Roza dhe zemra e Nartës" nga Andia Puka

    Flamingot janë shpendë shtegëtarë, dhe si të tillë udhëtojnë nga stina në stinë. Por ndodh që ashtu si Roza, ata të përzgjedhin një lagunë, si ajo e Nartës, ku të rrethuar nga miqtë e tyre, të jetojnë të qetë e të lumtur. Që kjo të ndodhi duhet që njerëzit të kuptojnë rëndësinë e kësaj Lagune, ashtu si dhe të çdo zone të mbrojtur natyrore.

    A je dhe ti gati ta shpëtosh Rozën, Pelikanin Kaçurrel dhe Marën, Breshkën e Detit?


    Kjo fabul është frymëzuar nga libri "Albania is Biodiversity - The amazing species of Albania", bashkëpunim i PPNEA dhe Heinrich Boell Stiftung, si dhe lëvizja për mbrojtjen e Lagunës së Nartës.


    Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka.

    All rights reserved. Copyright Andia Puka.


    #HandsOffVjosaNarta #flamingorevolution #VjosaNarta #ppnea #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    Tue, 30 Jun 2026 - 10min
  • 29 - "Kuqja dhe Iriqi" nga Andia Puka

    A mund të mendohet një shoqëri midis një molle dhe një iriqi ? Dëshira e iriqit për të kafshuar mollën do ishte shumë e madhe… Dëshira e mollës për tu rrokullisur larg iriqit gjithashtu! Por ja që ndonjëherë rastësia bën që historia të ketë një fund të lumtur edhe kur nuk ka shumë shpresa në fillim !


    Tashmë "Tregomë një përrallë" gjendet edhe në YouTube

    https://www.youtube.com/channel/UCm9q9UHMkEPnEB9wLePfWPg

    Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka Tordeux.

    All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.


    #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    Wed, 08 May 2024 - 09min
  • 28 - "Drita, qenushja me sytë si Dielli" nga Xhilda Raço

    Drita është ndoshta thjesht një qenushe me sytë si Dielli në këtë përrallë. Por për shumë nga ne mund të jetë kujtimi i një historie dashurie që kemi pasur me një qen, mace, peshk, zog, kalë, apo një tjetër kafshë shtëpiake. Këto dashuri janë nga më të bukurat e të çiltërtat, na lënë kujtime për tërë jetën !

    Falenderoj zonjën Xhilda Raço, të cilën e njoh që në vegjëlinë time, që e ndau me mua, podcast-in e sidomos me ju, këtë histori të përjetuar e të shkruar nga ajo vetë.

    Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka Tordeux dhe Xhilda Raço

    All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.


    #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    Thu, 14 Mar 2024 - 08min
  • 26 - "Pema e Mikës" nga Andia Puka

    Mika është një qenushe lozonjare, me një hundë të mprehtë dhe një mendje të zgjuar... dëgjoni se si Mika kuptoi në pak kohë sa e rëndësishme ishte pema e saj e preferuar, sa mirë natyra e bën punën e saj dhe se cfarë ne mund të mësojmë nga zgjuarsia e natyrës!


    Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka Tordeux.

    All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.


    #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    Mon, 22 Jan 2024 - 09min
  • 25 - "Ketrushi Marlo që nuk donte të flinte" nga Andia Puka

    Ketri është një nga kafshët e mia të preferuara, aq elegant kur kërcen nga një degë te tjetra, aq i mencur kur mbledh arrat e lajthitë e i fsheh në vende që vetëm ai mund t’i rigjejë. Kam fatin t’i observoj nga dritarja e dhomës ku shkruaj përrallat për ju… Por Ketri Marlo, ose Ketrush Marlushi, ndryshe nga ketrat e tjerë, por njelloj si disa fëmijë që unë njoh, nuk donte t’i afrohej shtratit e të binte në gjumë !

    Po ju e doni krevatin tuaj apo jo dhe aq ?


    Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka Tordeux.

    All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.


    #perrallaperfemije #tregimeperfemije #tregimeshqip #perrallashqip #perrallapertefjetur #leximeshqip #podkastshqip #leximperparagjumit #libraperfemije

    Thu, 14 Dec 2023 - 07min
Mostrar mais episódios