Podcasts by Category

HistoGri

HistoGri

Top Albania Radio Podcasts

Në Top Albania Radio vjen një podcast i ri nga Eno Popi dhe Dj Saix. Disa prej historive më misterioze Hollywod-iane, jeta, vepra dhe vdekja e artistëve më të njohur dhe më ndikues në breza i gjeni të rrëfyera për herë të parë në një dokumentar radiofonik i cili do t’ju mbajë të mbërthyer mbas radios në çdo episod. E vërteta e vdekjes së Jim Morrison, misteret e jetës së Elvis Presleyt apo të tjera personazhe të cilat ndryshuan botën. Nëse jeni kuriozë të dini më tepër për figurat më të mëdha të ekranit të vogël, ky është programi juaj. Përveç transmetimit Linear, HistoGri do të jetë i disponueshëm edhe në çdo platformë podcasti në botë për ta dëgjuar ku dhe kur të doni ju.

8 - HistoGri – Historia e një legjende mbi rezistencën dhe simbolin e saj, Nelson Mandela!
0:00 / 0:00
1x
  • 8 - HistoGri – Historia e një legjende mbi rezistencën dhe simbolin e saj, Nelson Mandela!

    Këtë fund të sezonit të “HistoGri”, Eno Popi na njeh me historinë e një legjende, siç ishte Nelson Mandela. Historia e jetës së Nelson Mandelës nuk është ajo e një njeriu të thjeshtë. Madje nuk është as historia e një vendi të madh që quhet Afrika e Jugut. Ajo është shumë më shumë.

    Tue, 17 Aug 2021 - 37min
  • 7 - HistoGri – Ana tjetër e historisë së John Travolta-s…

    Edhe në këtë episod të “HistoGri”, Eno Popi na njeh me një histori shumë interesante. Kjo është ana tjetër e historisë së John Travolta-s.

    Mon, 09 Aug 2021 - 36min
  • 6 - HistoGri – Dinastia Gucci, një histori sensacionale e vrasjes, çmendurisë, glamurit dhe lakmisë…

    Në këtë episod të “HistoGri” do të njihemi me një histori shumë të veçantë dhe interesante, atë të familjes Gucci. Plumbat që i moren jetën pasardhësit të fundit të dinastisë, Mauricio Guccit.

    Mon, 02 Aug 2021 - 37min
  • 5 - Historia misterioze dhe dramatike e Marlon Brando!

    Në këtë episod të emisionit “HistoGri”, Eno Popi na njeh me një tjetër histori po kaq misterioze. Kësaj here ai na prezantoi me historinë e Marlon Brando.

    Mon, 26 Jul 2021 - 36min
  • 4 - Historia e një prej zërave më të bukur të muzikës në botë, historia e Édith Piaf!

    Në këtë episod të emisionit “HistoGri”, Eno Popi na njeh me historinë dramatike të yllit të muzikës franceze, Édith Piaf.

    Sat, 17 Jul 2021 - 34min
Show More Episodes