Filtra per genere

Çdo gjë është ashtu si duket

Çdo gjë është ashtu si duket

Top Albania Radio Podcasts

Pikëvështrimi ynë mbi botën i jep formë mënyrës sesi e përshkruajmë atë. Edhe përmes lentes së shkencës, leximi që i bëjmë realitetit vijon të mbështetet mbi këndvështrimin njerëzor. Këtu lind dhe konceptimi i realitetit tonë, jo si një i vetëm e unik, por si spektër dhe forcë në shndërrim të përhershëm, përmes triliona vitesh jetëgjatësie të Universit. Por ç’mund të ndodhë në një botë kur perceptimet tona plazmohen identike, nën patronazh, më shumë se kurrë më parë? Ç’do të ndodhte në rast se komunikimi masiv, përmes algoritmesh të përmirësuara, veçsa do të radikalizonte gjithë ato mendje dhe qëndrime të cilat më parë ndërvepronin në hapësira kufitare të përbashkëta. Po sikur bota jonë, dita ditës, të jetë duke u shndërruar nga një realitet ngjarjesh dhe ndodhish në një realitet objektesh? Atëhere, cdo gjë do të ishte fiks ashtu si duket. Pa mister. Pa nëntekst. Pa mundësinë e një deux ex machina. Në një leksion mbi Unin dhe Pushtetin, të vitit 1982, mendimtari francez Michel Foucault shprehej se: “Nuk e shoh të nevojshme të di saktësisht se kush jam. Interesi kryesor duhet të jetë të bëhesh tjetërkush nga ç’ke qenë në fillim”. Gjërat ndryshojnë vetëm kur hyjnë në marrëdhënie me njëra-tjetrën, ndaj ky është një podcast shndërrimi. Nisur mbi supozimin se mbase tashmë vërtet çdo gjë është ashtu si duket, ju sfidojmë të na provoni se mund ta kemi gabim. Me dëshirën për të dekonstruktuar hapësira të kufizuara dhe për t’i shpëtuar gjuhës së drunjtë, pas së cilës shpesh fshihet vetëm mungesë mendimi, takohemi për 12 epizode radhazi; pimë një gotë bashkë (qerasim ne), flasim për kulturën që na nxit të reagojmë, për gjithë ato gjëra që na troshisin dhe eksplorojmë me hap të kujdesshëm pikat ku na dhemb. Me të ftuar të ndryshëm, të cilët kanë si kusht parak lënien pas të klisheve, hyjmë në një bashkëbisedim të sinqertë dhe fuqizues, për të gjithë ne.

33 - Nga artistët revolucionarë e deri tek selfiet e para, Nea Tandini zbulon gjithcka për TAR!
0:00 / 0:00
1x
  • 33 - Nga artistët revolucionarë e deri tek selfiet e para, Nea Tandini zbulon gjithcka për TAR!

    E ftuar në episodin e “Çdo gjë është ashtu si duket” të Anna Shkrelit ka qenë Nea Tandini. Historiania e artit ka zbuluar mjaft detaje intresante në një intervistë mjaft të veçantë.

    Fri, 23 Dec 2022 - 1h 05min
  • 32 - Nga bullizmi në punë e deri tek miti self-made, Aurora Birbilaj tregon gjithçka për TAR!

    E ftuar në emisionin e Anna Shkrelit, “Çdo gjë është ashtu si duket” këtë javë ka qenë aktivistja, Aurora Birbilaj. Një diskutim mjaft interesant ku fokusi ka qenë jo vetëm tek bullizmi në punë por edhe tek miti self-made apo tek metoda e duhur e vendimmarrjes me pjesëmarrje.

    Fri, 16 Dec 2022 - 1h 14min
  • 31 - Nga heroinat e UÇK-së e deri tek revolucioni i rinisë, Dea Buza zbulon gjithçka për TAR!

    E ftuar në emisionin e Anna Shkrelit “Çdo gjë është ashtu si duket” këtë javë ka qenë, Dea Buza. Ajo ka folur jo vetëm për heroinat e UÇK-së por edhe për revolucionin e rinisë…

    Fri, 09 Dec 2022 - 1h 14min
  • 30 - Alba Ruço zbulon në TAR gjithçka rreth pasionit të saj për bizhuteritë, vlerën dhe rëndësinë e tyre!

    E ftuar në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” ka qenë dizajnerja e bizhuterive, Alba Ruço. Një intervistë mjaft e veçantë ku nuk është diskutuar vetëm për bizhuteritë por edhe për kuptimin, vlerën, rëndësinë dhe ecurinë e zhvillimit të tyre nga lashtësia dhe deri në ditët e sotme. Bizhuteritë janë një formë universale e zbukurimit. Bizhuteritë e bëra nga guaska, guri dhe kocka mbijetojnë sot që nga kohërat parahistorike. Ka të ngjarë që qysh në kohët e hershme, bizhuteritë të jenë mbajtur si mbrojtje nga rreziqet e jetës ose si shenjë statusi shoqëror.

    Fri, 02 Dec 2022 - 35min
  • 29 - Alen Bejko dhe Anna Shkreli kanë diçka për të thënë për Kulturën e Anulimit!

    Këtë javë i ftuar në emisionin “Çdo gjë është ashtu si duket” me Anna Shkrelin ka qenë historiografi Alen Bejko. Ata nuk kanë diskutuar vetëm për ‘Cancel Culture’ por edhe për shumë tema të tjera mjaft të veçanta.

    Fri, 25 Nov 2022 - 1h 12min
Mostra altri episodi