Podcasts by Category

Live From Tirana

Live From Tirana

Top Albania Radio

Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vjen e trajuar 360gradë nga Top Albania Radio me të ftuar në studio, lidhje direkte dhe komunikim direkt me dëgjuesit përmes rrjeteve sociale. 15 vite pas themelimit #lft është shoqëruesi ideal kur jeni në lëvizje, për të dëgjuar muzikë të mirë si edhe për të dëgjuar intervistat me protagonistët e ditës si dhe temat që zgjojnë debat.

403 - Kënga e bazuar në historinë e tij të bukur të dashurisë, Julio Imeri flet për projektin “Ne të dy”…
0:00 / 0:00
1x
  • 403 - Kënga e bazuar në historinë e tij të bukur të dashurisë, Julio Imeri flet për projektin “Ne të dy”…

    I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë këngëtari Julio Imeri, i cili jeton momentalisht në Greqi, ku edhe po ndërton hap pas hapi karrierën e tij në industrinë muzikore. Ai ka publikuar albumin e tij dhe pikërisht një nga këngët, “Ne të dy”, ka hyrë këtë javë në klasifikimin e “The Top List”. Ai na ka treguar më shumë mbi këtë projekt…

    Thu, 09 May 2024 - 13min
  • 402 - “Mashkull gore…”/Olta Sheta tregon se si e ka parë ‘tradhtinë’ që Graciano i bëri Erjolës!

    Në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “BB”, Olta Sheta. Pas shpalljes së Romeos finalist duket se kanë nisur sulmet e para të banorëve kundrejt tij. Si e komenton Olta këtë?

    Thu, 09 May 2024 - 14min
  • 401 - Ashendentët e shenjave të horoskopit, Jorgo Pulla zbulon gjithçka që duhet të dimë!

    I ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë astrologu i njohur Jorgo Pulla. Ai na ka folur me shumë mbi shenjat e horoskopit dhe ashendentët e tyre. Ja se çfarë duhet të dimë për këtë…

    Wed, 08 May 2024 - 28min
  • 400 - Përshkoi me motor Saharanë i vetëm, historia e veçantë e Ardit Stricës!

    I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Ardit Strica, djali me një histori të veçantë se si përshkoi i vetëm me motor shkretëtirën e Saharasë. Ai na ka zbuluar më shumë si lindi kjo ide dhe dashuria për Marokun.

    Wed, 08 May 2024 - 24min
  • 399 - “Dashuria, qetësi dhe fortunë”/ Romanca e vërtetë sipas Albatros Rexhaj…

    Në “Live From Tirana” ka qenë i ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike shkrimtari Albatros Rexhaj. Ai ka dhënë një shpjegim mbi deklaratën e tij ku thoshte se ‘dashuria është qetësi dhe fortunë’. Si e përkufizon ai dashurinë?

    Tue, 07 May 2024 - 16min
Show More Episodes